Hyrje
Pajisja me eID është një proces i shpejtë dhe i thjeshtë. Për t’u pajisur me identitet elektronik, duhet të kaloni procesin e regjistrimit në zyrat e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC). Për t’u pajisur me vulë elektronike, procesi zhvillohet në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).
Aktualisht, regjistrimi online nuk ofrohet. Kjo është bërë për të garantuar nivelin më të lartë të sigurisë dhe verifikimit të identitetit.
Gjatë procesit të regjistrimit, një zyrtar i regjistrimit do të verifikojë identitetin tuaj, do të mbledhë të dhënat e nevojshme për lëshimin e identitetit ose vulës elektronike dhe, nëse është e nevojshme, do t’ju ndihmojë t’i ruani në mënyrë të sigurt kredencialet tuaja në Kuletë. I gjithë procesi zakonisht zgjat jo më shumë se 5 minuta.
Çfarë ju nevojitet
Për t’u pajisur me identitet elektronik ose vulë(a) elektronike, ju nevojiten:
Letërnjoftimi i Kosovëspër identitetin elektronik ose njëdokument identifikimi të pranuarpër vulën elektronike.- Një
telefon celular(iOS ose Android) menumër telefoni të Kosovësdhelidhje aktive në internet përmes të dhënave celulare - Një
adresë emailie konfiguruar dhe e qasshme nga telefoni celular - Vetëm për vulën elektronike një
Prokurë e vlefshmenga kompania, që vërteton se jeni i autorizuar të pajiseni me vulë elektronike për vulosjen e dokumenteve të kompanisë
Ne rekomandojmë fuqimisht që të ruani kredencialet e eID-së tuaj dhe/ose të vulës/vulave tuaja elektronike në kuletë, në mënyrë që të keni qasje në shërbimet e disponueshme të autentifikimit ose në shërbime të tjera që mund të bëhen të disponueshme në të ardhmen. Megjithatë, kuleta nuk është e nevojshme nëse synoni ta përdorni eID-në tuaj vetëm për nënshkrimin elektronik të dokumenteve. Në çdo rast, edhe nëse nuk e lidhni kuletën gjatë procesit të regjistrimit, më vonë mund të përdorni portalin e vetë-shërbimit për ta lidhur kuletën tuaj me eID-në ose vulën/vulat tuaja.
Për Kuletën e Kosovës nevojitet së paku iOS 13 ose Android 5.0.
Regjistrimi
Procesi i regjistrimit do të realizohet në disa hapa:
Mbledhja e të dhënave
Zyrtari i regjistrimit mbledh të dhënat tuaja personale, skanon dhe ruan fotografitë e pjesës së përparme dhe të pasme të letërnjoftimit tuaj (ose dokumentit tuaj të identifikimit dhe Prokurës për vulat elektronike)
Verifikimi i kontaktit
Zyrtari i regjistrimit verifikon të dhënat tuaja të kontaktit. Do të pranoni një email të cilin duhet ta hapni në telefonin tuaj celular. Klikoni lidhjen në atë email, pranoni Kushtet dhe Rregullat dhe kërkoni një Fjalëkalim njëpërdorimësh (OTP). Do të pranoni një SMS me një kod; duhet ta vendosni atë kod në fushën përkatëse dhe ta dërgoni. Pasi kodi të pranohet nga sistemi, të dhënat tuaja të kontaktit do të jenë verifikuar.
Pasi të jenë verifikuar të dhënat tuaja të kontaktit, ato nuk mund të ndryshohen më
Miratimi i kërkesës
Zyrtari i regjistrimit do të miratojë kërkesën tuaj për lëshimin e identitetit elektronik (ose vulës elektronike). Do të pranoni një email tjetër me një skedar PDF të mbrojtur me kod, si dhe një mesazh të ri SMS që përmban kodin për hapjen e skedarit PDF. Emaili përmban të dhëna të rëndësishme për certifikatën tuaj, si emrin e përdoruesit dhe Kodin e Rikuperimit Emergjent (ERC) ndërsa skedari PDF përmban fjalëkalimin e lidhur me emrin tuaj të përdoruesit. Emaili përmban gjithashtu një lidhje të cilën duhet ta klikoni për të vazhduar me hapat e mëtejshëm të regjistrimit.
Për të hyrë në Portalin e Vetë-shërbimit dhe për të menaxhuar certifikatën tuaj, do t’ju nevojiten emri i përdoruesit, fjalëkalimi dhe Kodi i Rikuperimit Emergjent (ERC). Rekomandohet që këto të dhëna t’i ruani në një vend të sigurt, i cili mund të jetë edhe në telefonin tuaj, por i mbrojtur me të dhënat tuaja biometrike ose me një fjalëkalim të fortë.
Të dhënat e certifikatës janë të lidhura vetëm me një certifikatë të vetme. Kjo do të thotë se mund të keni disa grupe të këtyre të dhënave nëse do të keni një identitet elektronik dhe disa vula elektronike.
Mos u shqetësoni nëse harroni ose humbni të dhënat e certifikatës. Portali i Vetë-shërbimit ofron funksionalitete që ju ndihmojnë t’i rikuperoni ose ndryshoni ato.
Të dhënat e sigurisë
Klikoni lidhjen në emailin e fundit që keni pranuar dhe do të drejtoheni te hapat e mëtejshëm, të cilët përfshijnë vendosjen e të dhënave të sigurisë së certifikatës (PIN dhe PUK) dhe lidhjen e Kuletës për të ruajtur kredencialet e certifikatës në të. Lexoni dhe pranoni kontratën ndërmjet jush dhe Qeverisë për përdorimin e certifikatës. Vendosni PIN-in dhe PUK-un dhe vazhdoni te hapi Lidhni Kuletën ose Nënshkrimi.
Lidhni Kuletën
Nëse dëshironi ta lidhni Kuletën gjatë procesit të regjistrimit, zgjidhni Lidhni Kuletën.
Rekomandohet fuqimisht që ta lidhni Kuletën gjatë procesit të regjistrimit, pasi zyrtari i regjistrimit është i pranishëm për t’ju ndihmuar nëse diçka nuk funksionon siç pritet. Megjithatë, përmes Portalit të Vetë-shërbimit mund ta lidhni Kuletën edhe më vonë.
Nënshkruani certifikatën
Hapi i fundit është nënshkrimi i certifikatës. Duhet të klikoni Nënshkruaj, të prisni për një Fjalëkalim njëpërdorimësh (mesazh SMS), ta vendosni atë në fushën përkatëse dhe ta dërgoni. Më pas, certifikata juaj e re do të lëshohet dhe do të jetë e vlefshme për 2 vitet e ardhshme.
Mos u shqetësoni nëse harroni ose humbni PIN-in ose PUK-un. Portali i Vetë-shërbimit ofron funksionalitete që ju ndihmojnë t’i rikuperoni ose ndryshoni ato.
Momentet e regjistrimit
Vetë-shërbimi
Ju mund ta menaxhoni certifikatën tuaj duke përdorur Portalin e Vetë-shërbimit.
Mbështetja
Gjatë periudhës së vlefshmërisë së certifikatës suaj, nëse hasni probleme, mund të përdorni gjithmonë mbështetjen teknike eID.
On this page
