Hyrje
Aplikacionet e nënshkrimit për desktop dhe pajisje mobile përdoren për të mundësuar përdorimin e identitetit elektronik për nënshkrimin dhe vulosjen e dokumenteve. Aplikacioni i nënshkrimit për desktop është i disponueshëm për Windows, macOS dhe Linux (distribucioni Ubuntu). Aplikacioni i nënshkrimit për pajisje mobile është i disponueshëm për iOS dhe Android. Instalimi dhe përdorimi, pa asnjë kufizim, janë pa pagesë.
Qëllimi
Në kuadër të eID-së së Kosovës, qëllimi i aplikacioneve të nënshkrimit është të verifikojnë certifikatën që dëshironi ta përdorni për nënshkrim ose vulosje kundrejt bazës së të dhënave eID dhe të mos lejojnë nënshkrimin për certifikata të pavlefshme.
Përdorimi i një aplikacioni të nënshkrimit mund të konsiderohet si dallimi kryesor ndërmjet nënshkrimit të dokumenteve me identitetin tuaj kombëtar dhe nënshkrimit me çdo certifikatë tjetër. Përmes përdorimit të këtyre aplikacioneve të nënshkrimit, çdo person që verifikon dokumentin mund të jetë i sigurt se nënshkrimi i përket një qytetari të Kosovës që posedon një identitet elektronik kombëtar të vlefshëm. Në rastin e vulës elektronike, çdo person që verifikon dokumentin mund të jetë i sigurt se vula është aplikuar nga një person i cili është plotësisht i autorizuar nga një kompani për të vulosur dokumentet e kompanisë.
Aplikacionet e nënshkrimit kontrollojnë vlefshmërinë e certifikatës suaj sa herë që e përdorni atë certifikatë. Për këtë arsye, gjatë nënshkrimit/vulosjes së dokumenteve do t’ju nevojitet një lidhje funksionale me internetin.
Instalimi
Desktop
Pajisje mobile
Mbështetja
Ne ofrojmë mbështetje teknike për përdoruesit e aplikacioneve të nënshkrimit.
On this page
