Hyrje

Portali i vetë-shërbimit është mjeti që ju mundëson të menaxhoni certifikatën(at) tuaja dhe të migroni Kuletën kur ndërroni pajisjen tuaj. Për të hyrë në Portalin e Vetë-shërbimit, ju nevojiten të dhënat e certifikatës që keni marrë gjatë procesit të regjistrimit (emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi i certifikatës). Portali i Vetë-shërbimit mund të aksesohet nga çdo shfletues, si në kompjuter ashtu edhe në pajisjet mobile.

Humbja e të dhënave

Në rast se nuk i keni ruajtur të dhënat e certifikatës, portali i vetëshërbimit ju mundëson ndryshimin ose rikuperimin e të dhënave të munguara të certifikatës.. Ajo që duhet të mbani mend gjithmonë është adresa e emailit e përdorur gjatë regjistrimit dhe numri juaj personal i Kosovës. Duke përdorur këto të dhëna dhe duke ndjekur udhëzimet përkatëse mund të rikuperoni Kodin e Rikuperimit në Rast Urgjence (ERC) dhe emrin e përdoruesit, ose të rivendosni fjalëkalimin tuaj..

Vetëshërbim

Funksionalitetet

Të dhënat e profilit

Të dhënat e profilit tuaj mund t’i shihni duke zgjedhur opsionin përkatës pasi të klikoni ikonën e përdoruesit në këndin e sipërm djathtas të ekranit.

Të dhënat e sigurisë

Të dhënat e sigurisë së certifikatës mund t’i menaxhoni duke klikuar në opsionin Të dhënat e përdoruesit në menynë anësore në të majtë. Nëpërmjet këtij opsioni, mund të ndryshoni PIN-in ose PUK-un, të rikuperoni Kodin e Rikuperimit në Rast Urgjence (ERC), si dhe të zhbllokoni PIN-in në rast se është bllokuar pas futjes së gabuar të PIN-it tri herë.

Menaxhimi i certifikatës

Menaxhimin e certifikatës mund ta kryeni duke zgjedhur opsionin Menaxhimi i identitetit nga menyja anësore në të majtë.

Përmes këtij seksioni mund të kryeni këto veprime:

  • Revokoni certifikatën: Revokoni certifikatën në rast se dyshoni se ajo është komprometuar ose nëse nuk dëshironi ta përdorni më.
  • Shkarkoni certifikatën: Shkarkoni një kopje lokale të certifikatës.
  • Lidhni ose migroni Kuletën: Lidhni Kuletën nëse nuk e keni bërë gjatë procesit të regjistrimit ose transferojeni Kuletën në një telefon tjetër celular.

Kontrata e certifikatës

Kontratën ndërmjet jush dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përdorimin e certifikatës mund ta shihni dhe ta shkarkoni duke zgjedhur opsionin Kontratat e mia nga menyja anësore në të majtë. Kontrata është në format PDF dhe është nënshkruar me certifikatën gjatë procesit të regjistrimit.

On this page



Comments
Title : pageTitle
Reference : anchor