Fusha e API-ve

eID ofron dy grupe të veçanta API-sh, ku secili prej tyre shërben për një qëllim të caktuar dhe mbulon një fushë specifike:

  • API e Kuletës së Kosovës: për integrimin e autentifikimit të fortë me Kuletën e Kosovës.
  • API e Nënshkrimit: për integrimin e funksionaliteteve të nënshkrimit/vulës elektronike dhe vulosjes së kohës.

Autentifikimi i fortë

Autentifikimi i fortë është një funksionalitet shumë i dobishëm dhe i fuqishëm i ofruar nga eID. Ky funksionalitet do t’u mundësojë përdoruesve tuaj të hyjnë në sistemet tuaja duke përdorur eID-në e tyre kombëtare dhe Kuletën e Kosovës.

Përparësia më e rëndësishme e përdorimit të autentifikimit të fortë me Kuletën e Kosovës është se përdoruesi nuk ka nevojë për emër përdoruesi dhe fjalëkalim, duke e bërë kështu procesin e autentifikimit shumë të thjeshtë dhe të sigurt. Duke e kombinuar këtë me faktin se përdoruesi duhet të përdorë Kuletën e Kosovës nga pajisja e tij (e cila mbrohet me të dhënat biometrike të përdoruesit), ky proces autentifikimi bëhet mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt për hyrje në çdo aplikacion.

Testojeni

Për zbatimin e autentifikimit të fortë me Kuletën e Kosovës në mënyrën e duhur, kemi vënë në dispozicion disa materiale që do t’i gjeni më poshtë. Së pari, ju rekomandojmë të shkarkoni prezantimin e detajuar të procesit të integrimit:

Së dyti, ju ftojmë të shikoni shembujt e kodit për teknologjitë më të përdorura sot në zhvillimin e softuerit:

Nënshkrimi/Vulosja

Kjo API ju mundëson të implementoni rrjedhën specifike të nënshkrimit (ose vulosjes, ose vulosjes së kohës) në aplikacionin tuaj. Kjo rrjedhë është ilustruar më poshtë (klikoni për ta zmadhuar figurën).

Për zbatimin e rrjedhës së nënshkrimit (ose vulosjes, ose vulosjes së kohës) në mënyrën e duhur, kemi vënë në dispozicion disa materiale që do t’i gjeni më poshtë. Këto materiale përfshijnë dokumentacionin e detajuar të API-së, si dhe mjediset dhe koleksionet POSTMAN për eksplorimin e API-së. Dokumentacioni i API-së është i vlefshëm për mjediset e testimit dhe të prodhimit, ndërsa koleksionet POSTMAN ofrohen veçmas për secilin mjedis.

On this page



Comments
Title : pageTitle
Reference : anchor